Cilat janë efektet negative të shëndetit mendor të Pandemisë KOVID-19

Distanca sociale dhe izolimi shkaktojnë përkeqësimin e shëndetit mendor.

Duhet ti përkushtojm kujdes të veçant shëndetit mendor përpos shëndetit fizik gjatë periudhës së pandemisë. Situata jo standarde si përhapja e korona virusit mund të rrezikojnë shëndetin e shumë qytetarëve.

Në vendin tonë, si dhe në shumë vende të botës, autoritetet lokale po marrin masa serioze për të kufizuar dhe kontrolluar përhapjen e kësaj sëmundje ngjitëse. A është shëndeti mendor fatura që duhet ta paguajm nëse vazhdojm të implementojm masat për parandalimin e kovid 19.

  • Masat e marruna për të parandaluar përhapjen e KOVID 19 si dhe rëndësia e distancës sociale, karantina dhe izolimi në raste të rralla, mund të kenë një ndikim negativ në shëndetin tonë mendor, edhe pse të njejtat masa theksohen si metodat më të suksesshme të përballimit të pandemisë. 
  • Mjerimi, izolimi, humbja e të ardhurave dhe frika po shkaktojnë kushte të shëndetit mendor ose përkeqësojnë ato ekzistuese. Shumë njerëz mund të përballen me nivele të rritura të alkoolit dhe përdorimit të drogës, pagjumësi dhe ankth.

 Njerëzit me çrregullime të mëparshme të përdorimit mendor, neurologjik ose përdorimit të substancave janë gjithashtu më të ndjeshëm ndaj infeksionit SARS-CoV-2 ̶ ata mund të kenë një rrezik më të lartë të rezultateve të rënda dhe madje edhe të vdekjes.

Edhe organizata botërore e shëndetësis merret me këtë çështje të rendësishme,

Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus, Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha se:  “Shëndeti i mirë mendor është absolutisht thelbësor për shëndetin dhe mirëqenien e përgjithshme”, KOVID 19 ka ndërprerë shërbimet thelbësore të shëndetit mendor në të gjithë botën pikërisht kur ato janë më të nevojshme.

Udhëheqësit botërorë duhet të lëvizin me shpejtësi dhe vendosmëri për të investuar më shumë në programe të shëndetit mendor që shpëtojnë jetën ̶ gjatë pandemisë dhe më gjerë. ”

Efektet negative në shëndetin mendor në bazë të vendeve të ndryshme në botë gjatë vitit 2020,  paraqiten edhe në hulumtimin e bërë nga commonwealth fund në muajin Gusht i dhënë në përqindje.

Bëhet fjalë për studim i realizuar për personat në moshë të rritur *mbi 18 vjet* të cilët kanë paraqitur simptoma të stresit, ankthit dhe depresionit që kur ka filluar pandemija Kovid 19. Këshillat nga institucionet përkatëse për të ruajtur shëndetin mendor janë si më posht:

Mbajtja e kontaktit me njerëzit e besuar është mënyra më e mirë për të zvogëluar ankthin, ndryshimet e humorit dhe vetminë gjatë distancimit shoqëror, karantinës dhe izolimit.

Komunikoni rregullisht me miqtë dhe familjen tuaj përmes telefonit, mediave sociale ose lidhjeve të internetit. Ndani ndjenjat dhe mendimet tuaja, zgjidhni problemet që lindin dhe shikoni sa e dobishme është për ju.

Organizoni shpërndarjen e gazetave, librave dhe filmave dhe shikoni shfaqjet tuaja të preferuara TV dhe radio.

Për t’u çlodhur, bëni ushtrime të thjeshta fizike nëse keni mundësi dhe bëni ndonjë aktivitet që ju qetëson çdo ditë (p.sh. leximi, filmi, thurja, shkrimi…). Mundohuni të krijoni një rutinë ditore që do ta mbushë ditën tuaj dhe do ta bëjë atë të parashikueshme (p.sh. një kohë e caktuar e gjumit, zgjimit, ngrënies, etj.).

Mos harroni të ruani pozitivitetin, sepse gjithmonë ka diçka për të cilën jeni mirënjohës ose diçka për të cilën shpresoni. Nëse ju ndihmon, shkruani rregullisht këto mendime dhe kthehuni tek ato.

Nëse mendimet dhe ndjenjat negative janë të forta dhe zgjasin për një kohë të gjatë, kontaktoni një psikiatër ose psikolog përmes telefonit ose lidhjes në internet. Klinika Universitare e Psikiatrisë ofron kontakte për mbështetje psikologjike dhe këshillim psikiatrik.

Mirëpo a janë të mjaftueshme këto këshilla:

Në Maqedonin e Veriut, në  bazë të të dhënave nga Klinika ISHP për Psikiatri raportojnë se rreth 4000 biseda telefonike u bënë për mbështetjen psikologjike të qytetarëve gjatë pandemisë me Covid 19 duke filluar nga Marsi 2020.