Rama ironizon e tall qytetarët e shqetësuar në Facebook— fotot e komenteve

Kryeministri Rama ka dendësuar përdorimin e rrjeteve sociale qysh kur ka filluar kriza e koronavirusit dhe ai i ka veshur vetes çdo funksion dhe rol të mundshëm krahas atij të kryeministrit.

Aktiviteti intensiv në rrjetet sociale përfshin postime teksti, fotografish e video të çdo gjëje që ai bën gjatë ditës; transmetime direkte të daljeve të shumta ditore në media; video të çdo lloj veprimtarie të institucioneve publike, përfshi të shëndetësisë tek ato humanitare si shpërndarja e ndihmave; deri tek emisioni online “Edi jam”, ku kryeministri telefon qytetarët që kanë kërkuar ndihmë përmes portalit shqipëriaqëduam.al.

Sikur të mos mjaftonte kaq, kryeministri ka shumë përzemër edhe t’u kthejë përgjigje qytetarëve që komentojnë postimet apo veprimtarinë e tij në rrjetet sociale.

Diku me ironi, diku me moskokëçarje, diku i ashpër, diku arrogant, Rama nuk pranon asnjë nga vërejtjet e të qeverisurve prej tij. Çdo herë, komentet e tij marr pëlqimin e dhjetëra servilëve, të paguar ose falas, për të shtuar edhe më tej përçmimin apo talljen e personit që i drejtohet komenti.

Më poshtë po sjellim një seri imazhesh nga muri i tij në Facebook, të cilat nuk kanë nevojë për koment për të kutpuar sjelljen e kryeministrit me qytetarët e tij të shqetësuar.

Marre nga: exit.al