E është kjo, e ardhmja e koncerteve?

Si do të imitonim ndjenjën e të qenurit në koncert “live” në një kohë kur një gjë e tillë është e ndaluar! Kuptohet do të shfrytëzojmë atë që e kemi sa më afër ndjenjës reale, dhe ajo është bota virtuale.

Qeveritë evropiane intensifikuan përpjekjet e tyre në luftën kundër COVID-19 në Mars 2020, vështrimet për jetën shoqërore ndryshuan në mënyrë drastike. Kufizimet që u vendosën për të shmangur rritjen e numrit të të infektuarve, patën një ndikim në shumë fusha sociale ekonomike, pasojat për artet skenike, përfshirë për muzikën “live” ishin jashtëzakonisht të rënda, pasi koncertet, turnetë, dhe festivalet ishin të parët në linjë për tu ndaluar.

Dhe jo nuk është vetëm pjesa financiare por edhe pjesa sociale, pasi muzika (drejtpërdrejt) mund të luajë një rol thelbësor, në krijimin e solidaritetit shoqëror dhe nxitjen e qëndrueshmërisë sociale. Muzika është pjesë e jetës sociale, dhe vet grupimi në koncerte socializimi dhe jeta shoqërore e cila lidhet me koncertet dhe festivalet është një identitet kulturor shoqëror por edhe personal. Ngjarjet e muzikës live në veçanti shpesh marrin karakteristika rituale, duke gjeneruar një lidhje shoqërore.

Prandaj, gjatë kohërave të krizës personale ose kolektive – siç është një pandemi globale – nuk është e çuditëshme që njerëzit t’i drejtohen muzikës, përshkak ndjenjës që ajo na jep.

Por si do të imitonim ndjenjën e të qenurit në koncert “live” në një kohë kur një gjë të tillë është e ndaluar!

Atëherë do të shfrytëzojmë atë që e kemi sa më afër ndjenjës reale, dhe ajo është bota virtuale.

Sidoqoftë gjatë kësaj pandemije, nuk egziston më një normale e caktuar dhe rutinë e parashikuar, shumica kanë shëndruar dhomat e tyre në zyre pune, atëher pse mos ti shëndrojm të njejtat edhe në një koncert apo podium imagjinar.

Yje si Dua Lipa kan mbajtur koncerti virtual ‘shumë-dimensional’ të transmetuar drejtpërdrejt,  të quajtur Studio 2054,

Performanca e fundit D Studio 2054 ’e Dua Lipa ka thyer rekorde të transmetimeve online në internet me mbi pesë milion shikime.

Koncerti në internet fitoi më shumë se pesë milion shikime, duke përfshirë mbi 1.9 milion regjistrime unike nga Kina, 95,000 nga India dhe 263,264 bileta të shitura nëpër platformat e rregullta të biletave.

Do të thotë se nëse ka dëshirë çdo herë ka një zgjidhje!

Dhe përderisa yjet botërore gjejn kanale të ndryshme për të performuar, yjet në vendet e Ballkanit ende presim të kalon pandemija, me qëllim që ti kthehemi një normaliteti ose rutine të përditëshme.

Përndryshe, Ngjarja e mbushur me yje përfshinte të ftuar si Miley Cyrus, Elton John, Kylie Minogue, FKA Twigs dhe më shumë.

 

 

 

concertsEuropemusic sceneалбански Новостикултура