Sfidat e autizmit

Autizmi është çrregullim neurobiologjik kompleks e shumëplanësh i zhvillimit të njeriut, pjesë e çrregullimeve të spektrit autik.

Është diagnozë aq e gjerë sa në të mund të përfshihen individë të vleresuar me koeficientë inteligjence të përparuar apo edhe me vonesë të zhvillimit mendor.

Individët me autizëm mund të jenë fjalëshumë ose të heshtur, të afeksionuar ose të ftohtë, metodike ose të çorganizuar.

Çrregullimet e spektrit autik karakterizohen nga nivele të ndryshme të dëmtimit të komunikimit verbal, të dëmtimit të aftësive dhe integrimit socialë të sjelljeve, interesave dhe aktiviteteve stereotipike ose përsëritëse

Bujar Hoxha është profesor universitare dhe prind i cili ka fëmijë me sindromën e autismit.

Ai thotë se si prind të fëmijët me sindormin me autism ka shumë pak ndihmë institucionale e cila nuk mjafton.

Sipas tij ai ka kuptuar që fëmija i tij është me autism gjatë zhvillimit të tij dhe se individët me autisëm kërkojnë trajtim permanent me kohë.

Ai bën apel që shoqëria mos ti margjinalizioi njerzit me autism, por ti bëj pjesë e procesit mësimore me qëllim që të ndihmon zhvillimin e tyre.

Sipas logopedit Edmond Miftari, edhe pse në ditët e sotme kemi një teknologji të zhvilluar, etimologjia e autizmit ende nuk është saktë e përcaktuar, pasi që ka disa hipoteza.

Siç thotë logopedi Miftari, në Maqedoni është një fatkeqësi mungesa e logopedëve shqiptarë të punësuar në institucionet, arsimore e shëndetësore, pasi nga një shtrirje gjeografike nga Kumanova e deri në Manastir numri i tyre është shumë i vogël.

Prania e tyre është e nevojshme, pasi që fëmijëve me autizëm ju duhet ndihmë për të vënë kontakt me botë e jashtme që të jenë në mënyrë aktive në kontakt me rrethin social.

Mungesa e defektologëve apo logopedëve , ndikon edhe në hezitimin e institucioneve arsimore për të pranuar fëmijët të cilët vuajnë nga autizmi. Kjo pasi  mësuesit nuk dinë se çfarë sjellje duhet të bëjnë më një situatë të tillë.

Logopedi Miftari, shton se sa i përket prindërve, ata nuk duhet të dorëzohen edhe nëse e kanë të vështirë ta pranojnë faktin se fëmija I tyre vuan nga autizmi.

 

Преземено од: TV21

албански Новостиаутизамзападенбалканздравство