Shkupi Pride do të mbahet më 26 qershor nën sloganin “Jashtë mureve!”

Parada e dytë e Krenarisë në Shkup do të mbahet më 26 qershor 2021 (e shtunë), organizuar nga Rrjeti Kombëtar Kundër Homofobisë dhe Transfobisë. Marshuta e prajdit, si dhe të tjera detaje organizative do të ndahen me publikun gjatë javës së ardhshme. Këtë vit, Parada e Krenarisë është përsëri në rrugë, në hapësirën publike.

 

Pas paradës së parë, të zhvilluar me sukses dhe në mënyrë të patëmetë në vitin 2019, pandemia na detyroi të gjitha organizimet për Muajin e Krenarisë gjatë vitit të kaluar t’i realizojmë onlajn. Pasiguria në të cilën na zhyti pandemia është akoma e pranishme, por ne jemi të lumtur që gjendja po stabilizohet dhe se këtë vit kemi mundësinë të hapërojmë përsëri me krenari në rrugët e Shkupit.
Slogani i Paradës së Krenarisë së Shkupit për këtë vit është “Jashtë Mureve!”. Komuniteti LGBTI+, si rrallë herë ndonjë grup tjetër i qytetarëve e njeh mirë izolimin dhe shpesh herë përjeton një jetë të fshehur mes mureve të hapësirave tona të vogla private. Duke qenë se paradat e krenarisë kanë për qëllim rritjen e vizibilitetit të komunitetit tonë, sloganin “Jashtë mureve!” ua kushtojmë të gjithë personave LGBTI+ që me krenari dhe me dinjitet do t’i bashkohen paradës, por edhe të gjithë atyre që për arsye nga më të ndryshmet nuk mund të dalin hapur dhe të jenë pjesë e paradës, duke u dhënë atyre mbështetje dhe një premtim se ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të shembur muret dhe për të krijuar një botë më të mirë për të gjithë ne. Krejt në fund, sloganin “Jashtë mureve!” ua kushtojmë të gjithë njerëzve në vendin tonë, sepse izolimi dhe mbyllja brenda mureve janë diçka që i provuam sëbashku dhe tejkalimi i të cilave është bërë një qëllim dhe dëshirë e përbashkët.

Parada e Krenarisë është një festë e lirisë, diversitetit, pranimit, dashurisë. Në këto kohë të vështira dhe të komplikuara, na duhet, më shumë se kurrë t’i riafirmojmë ato duke u përpjekur për një shoqëri më solidare, më njerëzore dhe më të drejtë. Njëherazi, parada dërgon një mesazh që nën diell ka vend për të gjithë; është njëkohësisht edhe protestë, edhe festë, edhe dhimbje, edhe gëzim, edhe britmë, edhe melodi. Le të qëndrojmë vetja dhe të mbështesim ata që nuk mund ta bëjnë këtë tani.

Shihemi në Prajd!

Agjenda për Shkupi Prajd

 

10:00 – 12:00: Pritja e pjesëmarrësve në parkun Gruaja Luftëtare
 12:00 – 13:00: Shkupi Prajd, marsh protestues nëpër rrugët e Shkupit
 13:00-17:00: Program para Guacës në parkun e qytetit.
Shkupi Prajdskopje pride weekалбански НовостиЛГБТИ