Si mund t’i mbrojmë të rinjtë nga dhuna dhe grabitja seksuale?

Përkthimi dhe përshtatja: Refit Refiti

Nga ky vit, edukimi gjithëpërfshirës seksual do të bëhet pjesë e kurrikulës në shkollat ​​fillore në të gjithë Maqedoninë. Për këtë qëllim, trajnimi i mësuesve tashmë ka filluar, dhe pilot projekti ka filluar të zbatohet në disa shkolla nga shtatori 2021.

Me fillimin e pilot  projektit për edukimin seksual gjithëpërfshirës në shtator të këtij viti, të rinjtë që jetojnë në Maqedonin e Veriut për herë të parë do të jenë në gjendje të marrin informacione të besueshëme gjithëpëerfshirëse në shkolla, të bazuara në shkencë.

Temat e propozuara tashmë në pilot projektin lidhen me identitetin gjinor, imazhin e trupit, shëndetin seksual dhe riprodhues, seksualitetin dhe sjelljen seksuale, si dhe format e ndryshme të dhunës, përfshirë dhunën në internet dhe dhunën në jetën e përditshme.

Megjithë debatet e polarizuara mbi zbatimin e këtij lloji të mësimdhënies në nivel evropian, një numër shtetesh anëtare të Këshillit të Evropës kanë bërë përparim të rëndësishëm në dekadat e fundit drejt ofrimit të edukimit seksual gjithëpërfshirës dhe përmirësimit të përmbajtjes së tij.

Ky lloj edukimi jo vetëm që i ndihmon të rinjtë të fitojnë njohuri të përshtatshme në lidhje me ndryshimet biologjike midis gjinive dhe riprodhimit, por i ndihmon ata të njohin të drejtat e tyre dhe t’i informojnë ata për barazinë gjinore, orientimin seksual, identitetin gjinor, por edhe të njohin kontaktin e padëshiruar fizik , dhunën dhe ngacmimin kibernetik.

Çfarë është ngacmimi kibernetik (cyber bullying)?

Ngacmimi kibernetik është ngacmim duke përdorur mjete komunikimi digjitale siç janë telefonat celularë dhe interneti. E njëjta gjë ndodh shpesh në mediat sociale si Instagram, Tik Talk, Facebook dhe platformat e tyre por edhe në platformat e lojërave digjitale. Kjo sjellje është afatgjatë dhe e përsëritur, dhe qëllimi i saj është të trembë, trishtojë, turpërojë ose zemëroj ata të cilëve u drejtohet.

Ngacmimi kibernetik mund të përfshijë:

  • Ndarje ose dergimi i porosive ofenduese, abuzive ose porosi kërcnuese.
  • Poshtërsimi i të tjerëve duke postuar / ndarë video ose fotografi të turpshme të tyre.
  • Përhapja e thashethemeve ose gënjeshtrave në internet
  • Krijimi i profileve false në internet, imitimi i dikujt dhe dërgimi i mesazheve të këqija në emër të tyre.
  • Përhapja e gënjeshtrave ose postimi i fotografive të turpshme të dikujt në mediat sociale
  • Dërgimi i porosive ose kërcënimeve ofenduese përmes platformave të mesazheve
  • Përjashtimi i qëllimshëm i dikujt nga video lojërat digjitale

Ndryshe nga dhuna ballë për ballë, dhuna kibernetike lë një gjurmë dixhitale që mund të përdoret si dëshmi për të ndihmuar në ndalimin e abuzimit.

Efektet e ngacmimeve kibernetike

Personat të cilët janë objekt i ngacmimit kibernetik shpesh her janë të sjellur në një gjëndje ku ata nuk kanë vetëbesim,  përveç asaj atyre ju zvogëlohet interesi për shkollë dhe mësim ku si pasoj vjen deri te ulja e arritjeve akademike.

Në të njëjtën kohë, fëmijët dhe adoleshentët mund të ndihen të vetmuar dhe të izoluar, gjë që çon më tej në probleme me shëndetin e tyre mendor si  paraqitja e ankthit, depresionit, stresit ekstrem dhe në raste të rënda mund të çojë edhe deri te mendime vetëvrasëse.

Njohja e dhunuesve dhe grabitqarëve seksual me ndihmën e edukimit seksual

Rëndësia e edukimit seksual si një element i dobishëm i kurrikulës që mund t’i ndihmojë fëmijët të identifikojnë më lehtë dhunuesit seksualë dhe grabitqarët që shpesh u qasen fëmijëve përmes rrjeteve sociale, në vendet anëtare të BE -së u theksua veçanërisht në periudhat e lëvizshmërisë së kufizuar për shkak të masave të marra gjatë luftës me KOVID-19.

Gjatë pandemisë, bota virtuale “online” u bë pjesë e jetës së përditshme të më të rinjve. Përmes ndërveprimit në rrjetet sociale, lojërave online dhe video thirrjeve, dhunuesit seksual mund të komunikojnë më lehtë me viktimat e tyre të mundshme.

Numri i madh i fëmijëve dhe adoleshentëve që posedojnë “smartphone”, pra telefona inteligjentë, rrit mundësinë e komunikimit midis grabitqarëve dhe viktimave të mundshme. Përdorimi i rrjeteve sociale shpesh kontribon në krijimin e përmbajtjes që të rinjtë fillimisht e shpërndajnë me qëllim të pafajshëm, por shpesh arrin deri te grabitqarët të cilët më pas mund ta përdorin atë përmbajtje,  për të kercnuar të rinjtë.

Komiteti Lanzarote i Këshillit të Evropës vuri në dukje përkeqësimin alarmante të situatës gjatë KOVID-19, duke vënë në dukje një rritje të rasteve të raportuara të ngacmimeve kibernetike dhe eksploatimit (shfrytëzimit) seksual.

Komiteti u bëri thirrje shteteve që të rrisin informacionin mbi rrezikun në internet dhe të drejtat e fëmijëve, si dhe shërbimet për këshillim dhe mbështetje, disa shtete vendosën të ndjekin edukimin gjithëpërfshirës seksual si pjesë e shkollimit online që të rinjtë ndiqnin në internet. Në mënyrë që të informoheshin për rreziqet që ata mund të përballen në hapësirën kibernetike.

Edukimi në kohë i mbron të rinjtë nga dhunuesit seksualë

Një studim i ri i kryer gjatë tre dekadave nga profesoret Eva Goldfarb dhe Lisa Lieberman në Universitetin Montclair zbuloi se edukimi gjithëpërfshirës seksual çon në marrëdhënie më të shëndetshme, parandalimin e abuzimit seksual të fëmijëve ose dhunës nga partneri dhe rritjen e shkrim – leximit në media. Ata besojnë se Edukimi seksual duhet të jetë pjesë e sistemit arsimor që nga klasa e parë, dhe me kalimin e viteve të përmirësojë njohuritë e fëmijëve.

Siç thotë Goldfarb – “Të presësh deri në klasën e tetë, kur fëmijët të fillojnë të mësojnë algjebër për të futur matematikën si lëndë do të ishte absurde. E njëjta gjë vlen edhe për edukimin seksual “.

Që në moshë të re, prindërit i mësojnë fëmijët e tyre të jenë të kujdesshëm dhe të mos u besojnë njerëzve që nuk i njohin, por është shumë e rëndësishme që fëmijët të mësojnë se çfarë është dhe çfarë nuk është një prekje e sigurt pa qëllime të ndyta, të kenë autonomi mbi trupin e tyre dhe të jenë në gjendje të refuzojnë një prekje që nuk është e dëshiruar.

Strategjitë dhe planet e reja për të parandaluar abuzimin seksual të fëmijëve pranojnë se rreziku më i madh për fëmijët vjen nga njerëzit që janë pjesë e rrethit të tyre të ngushtë, pavarësisht nëse është familja e tyre, miqtë e prindërve të tyre, të njohurit apo fëmijët e tjerë.

Prandaj, është shumë e rëndësishme që fëmijët të jenë në gjendje të njohin qasjet e padëshiruara dhe të ndiejnë se mund t’u tregojnë të afërme të tyre nëse ndodh abuzimi seksual.

Ekzistojnë një numër i programeve të edukimit seksual për fëmijët në të gjithë botën, dhe duke i analizuar ato arrijmë në përfundimin se fëmijët që në moshë të re kanë aftësinë të mësojnë se si të mbrohen, të jenë të vetëdijshëm kur prekjet e padëshiruara nga njerëzit e tjerë dhe të mbrohen nga ata. Në të njëjtën kohë, përfshirja e prindërve të tyre në një edukim të tillë është shumë e rëndësishme. Hulumtimet nga Instituti Melbourne për Studimet e Mbrojtjes së Fëmijëve tregojnë se në mënyrë që programet e parandalimit të abuzimit seksual të jenë efektive, vetë prindërit duhet të jenë të ditur dhe të hapur për këtë lloj edukimi.

Njohuria është fuqi, kështu që zbatimi i edukimit seksual gjithpërfshirës në shkollë është mjeti i duhur përmes të cilit fëmijët do të mësonin se çfarë përbën dhunë ose ngacmim kibernetik, ku ta raportojnë atë, si të sillen nëse shohin se dikush tjetër po abuzohet, dhe në të njëjtën kohë ata do të edukohen se çfarë përbën vetëbesimin e shëndetshëm dhe si të ndiheni rehat në trupin e tyre, gjë që në vetvete ndihmon në zvogëlimin e rrezikut të ngacmimit ose pasojave të tij.

Me programe të tilla, fëmijët fitojnë aftësi për të shmangur dhunën, përfshirjen dhe abuzimin seksual. Fokusi është që fëmijët të njohin dhunën përmes shembujve praktikë dhe të dinë se si të mbrohen.

Sipas rezultateve të dy proceseve të rishikimit të provave nga UNESCO në 2008 dhe 2016 mbi ndikimin e edukimit seksual në rezultatet parësore (sjellja dhe shëndeti seksual) dhe sekondar (njohuri, marrëdhënie dhe sjellje të tjera), edukimi gjithpërfshirës seksual kontribon në fillimin e mëvonshëm të marrëdhënie seksuale, frekuencë e reduktuar e marrëdhënieve seksuale si dhe zvogëlim i numrit të partnerëve seksualë, rrezik i zvogëluar dhe përdorim i shtuar i prezervativëve si dhe përdorim kontraceptiv.

Efekti i KOVID-19 në cenueshmërinë e më të rinjve në hapësirën kibernetike

Sipas Europol, përmbajtja ku abuzimi me fëmijët është në dispozicion gjithashtu mund të “maskohet” pas reklamave që përfitojnë nga kriminelët duke paguar për qasjen në përmbajtje. Rënia ekonomike që lidhet drejtpërdrejt me pandeminë KOVID-19 mund të stimulojë një rritje të materialit të abuzimit të fëmijëve të prodhuar në komunitetet e cenueshme për përfitime ekonomike. Pandemia globale ka shkaktuar një krizë socio-ekonomike që ka përkeqësuar situatën aktuale të kategorive të prekshme të të rinjve. Kriza ka rezultuar në një rritje të shkallës së trafikimit të të rinjve, shfrytëzimit seksual dhe abuzimit të të miturve. Për shkak të pandemisë globale, një përqindje më e madhe e njerëzve filluan të punojnë nga shtëpia, gjë që rriti numrin e dhunuesve seksualë dhe grabitqarëve që fituan drejtpërdrejt nga prodhimi dhe shpërndarja e materialeve që përmbajnë abuzim seksual të fëmijëve, të cilat më pas u bënë të disponueshme në internet.

Shkëmbimi i përmbajtjeve të dëmshme që përfshijnë shfrytëzimin seksual dhe abuzimin e të rinjve mund të vazhdojë të rritet, veçanërisht gjatë periudhave të kufizimeve të rënda në lëvizjen e lirë për shkak të pandemisë KOVID-19, paralajmëron Interpol, dhe informacioni më i qartë nuk është gjetur ende. Numri i viktimave të mitur të dhunuesve seksualë në internet në vendet evropiane.

Siç është raportuar më parë nga Europol, materiali eksplicit i krijuar në internet paraqet një kërcënim alarmues për sigurinë e fëmijëve. Agjencitë e zbatimit të ligjit, si dhe institucionet arsimore, duhet të përqëndrohen në edukimin e fëmijëve, të cilat mund t’i parandalojnë ata të bëhen viktima të dhunuesve seksualë dhe grabitqarëve në internet, por edhe në jetën e përditshme.

Prindërit për EGJS: Të rinjtë e arsimuar do të dinë të njohin dhunën

Anketa e organizatës “HERA” mbi gatishmërinë e prindërve për futjen e edukimit seksual gjithëpërfshirës në Maqedoni, e cila përfshiu 800 prindër të anketuar, tregon se midis 82% dhe 96% e të anketuarve pajtohen që të rinjtë të studiojnë tema që janë pjesë e edukimit gjithëpërfshirës seksual. Përqindja më e lartë e pëlqimit (95%) është për temat që lidhen me dhunën ndaj grave, dhunën seksuale dhe dhunën në rrjetet sociale.

“Qëndrimi im ndaj futjes së edukimit seksual dhe kujdesit shëndetësor riprodhues është pozitiv. Kur dimë diçka dhe shëndeti ynë varet nga ajo, atëherë ne dimë si të sillemi për ta mbrojtur atë. “Ky edukim do të vonojë hyrjen e hershme në marrëdhënie seksuale, do të zvogëlojë sjelljen e dhunshme, do të rrisë ndërgjegjësimin për përdorimin e kontracepsionit,” tha Ivona Tatabitovska nga Shkupi, prind e një të mituri.

“Siç pritej, të rinjtë e arsimuar në këtë mënyrë do të jenë në gjendje të njohin dhunën seksuale, qoftë në botën reale apo virtuale, dhe ta dënojnë atë. Njohuria është fuqi, apo jo?”

Profesoresha Violeta Simjanovska në Akademinë Sibelius në Universitetin e Helsinkit thekson se edhe në vendet e zhvilluara si Finlanda, ende ka paragjykime dhe tabu rreth seksualitetit. Në Finlandë, aktualisht përdoret termi edukim shëndetësor (trupi dhe emocionet), dhe ky lloj edukimi fillon në moshë të re dhe përfundon në shkollën e mesme. Lidhur me rolin e edukimit si një mjet i fuqishëm për njohjen e kontaktit dhe dhunës së padëshiruar, Simjanovska, e cila është edhe prindër e një fëmije 10-vjeçar, beson se-“është e nevojshme që çdo fëmijë të informohet për trupin e tij, të gjitha ndryshimet dhe sfidat, por dhe për të njohur kriminalitetin, pra dhunën “.

Sipas Divna Pençiç, profesoreshë në Fakultetin e Arkitekturës pran Shën. Kirilit dhe Metodit, është veçanërisht e rëndësishme të filloni të zhvilloni biseda, punëtori dhe të ligjërohet, por jo vetëm për të rinjtë, por edhe për prindërit, duke vënë në dukje se prindërit duhet të dinë se në çfarë ekspozohen fëmijët, në mënyrë që ata të kuptojnë kur u nevojitet ndihmë.

Lidhur me ngacmimet kibernetike dhe qasjen e lehtë për dhunuesit seksual për të komunikuar me të rinjtë, Pençiç shtoi se për momentin, “ne jetojmë në kushte specifike dhe në një kohë të caktuar, me një rritje të rrjeteve të ndryshme sociale, ku vendosen të gjitha llojet e informacionit që fëmijët thithin si një sfungjer.

“Si prind, unë nuk arrij t’i përgjigjem pyetjeve kurioze të vajzës sime, dhe për sa i përket rëndësisë së marrëdhënieve midis njerëzve dhe dallimeve në zgjedhjen e partnerit dhe orientimit seksual.”

Pençiç konsideron se përmes edukimit të të rinjve, ata munden më lehtë të njohin dhunuesit seksualë dhe grabitqarët në hapësirën online, por edhe në jetën e përditshme:

Si prind i një brezi tjetër, unë jam gjithashtu e befasuar nga sfidat e përditshme, dhe ndryshimi i formave të komunikimit, dhe kështu i llojeve të ndryshme të kriminelëve dhe grabitqarëve.

“Ashtë e vështirë për një prind të dijë se çfarë po ndodh me fëmijët e tyre dhe çfarë po kalojnë ata.”

Aleksandra Nikiforovski, prind i dy fëmijëve, thotë se edukimi i të rinjve për hapësirën në internet është i nevojshëm dhe duhet të diskutohet si temë në shkollë – “veçanërisht në shkollat ​​e mesme, sepse ngacmimet kibernetike janë në rritje. E ardhmja është e fokusuar në “jetën në internet” e cila më tremb veçanërisht për fëmijët e mi kur janë në pubertet. “Edhe në moshën tetë vjeç, unë e udhëzoj vajzën time se si të mbrohet dhe të njohë dhunën,” shtoi Nikiforovski.

Ndryshe nga prindërit, sipas sondazhit të “HERA”, edhe pse mësuesit që japin mësim në gjuhën maqedonase, si dhe ata që mësojnë në gjuhën shqipe, kanë një opinion pozitiv për futjen e EGJS në shkolla si pjesë e programit, vetëm një e treta e të anketuarve thanë se janë gati të ligjereojn në lidhje me EGJS.

Mësuesit që japin mësim në gjuhën shqipe deklaruan se nuk do të donin të mbanin klasa për EGJS, deklaruan se arsyeja është se temat nuk janë të përshtatshme për moshën e nxënësve.

Mësuesit që japin mësim në gjuhën maqedonase përsëri menduan se lënda e tyre nuk ishte e lidhur në asnjë mënyrë me EGJS.  Më shumë se 50% e të anketuarve gjithashtu deklaruan se nuk do të donin të kishin trajnime për realizimin e orëve, ndërsa rreth 25% deklaruan se do të ndiqnin trajnimin nëse zgjat për një kohë të shkurtër.

Përgjigjet e sinqerta nga mësuesit janë shumë të rëndësishme, sepse ka rëndësi të madhe që mësuesit që pranojnë të mbajnë klasa të EGJS të kalojnë trajnime dhe të kenë një njohuri të konsiderueshme për lëndën, që të jenë në gjendje ta përçojnë këtë njohuri si dhe të lënë një përshtypje pozitive tek nxënësit.

Këto tema janë të ndjeshme, veçanërisht tema që përfshijnë dhunën dhe kontakte të padëshiruara fizike ose online kontakte me të miturit, dhe është vërtet e rëndësishme se si dhe me çfarë fjalësh këto tema do të kuptohen nga fëmijët.

Autore: Rushka Babiq dhe Gala Naseva

 

543албански Новостидетска заштитаКовид-19сајбер вознемирувањесексуално насилствоССО