Të paktën 200 vajza nga shkollat e mesme do të përfshihen me programin për mentorim të rrjetit Stella dhe KRNM

Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë – KRNM dhe Rrjeti i mentorimit Stella, në kuadër të projektit “MladiHab – tejkalimi i pabarazisë mes të rinjve”, do të zbatojnë një program mentorimi për vajzat nëpër shkollat e mesme në të gjithë vendin.

Rrjeti i mentorimit Stella tashmë kryen mentorime që ndihmojnë gratë dhe vajzat të realizojnë veten në mënyrë profesionale dhe akademike, por për herë të parë programi në bashkëpunim me KRNM-në, do të sigurojë mentorim për të paktën 200 vajza në shkollat e mesme. Çdo vajzë do të ketë mentoren e saj, përkatësisht do të marrë mbështetje nga një mentorr me përvojë dhe profesionale e Stella, e realizuar tashmë në fushën që është me interes për vajzën e mentoruar. 

Mentoret në rrjetin Stella punojnë në një sërë fushash dhe përfshijnë sipërmarrëse, profesoresha, gra aktive në jetën politike dhe sociale, gra në pozita udhëheqëse dhe në pozicione ku krijojnë politika, por edhe gra që mësojnë përditë dhe përmirësohen në fushën e tyre të veprimit në baza ditore. Roli i mentorimit do të ndihmojë vajzat dhe gratë e reja të realizojnë idetë e tyre dhe t ‘i inkurajojë të përpiqen për status të barabartë ekonomik, politik dhe social dhe angazhim në shoqëri.

Për të përmbushur me sukses këtë qëllim, rrjeti Stella në periudhën e kaluar mbajti disa punëtori për mentoret aktuale por edhe të reja që do të përfshihen në program. Në punëtoritë u diskutua për procesin e mentorimit, përmirësimin e komunikimit dhe aftësive organizative të mentoreve në kontekstin e punës me të rinjtë, por edhe për rëndësinë e mentorimit si një mjet për të mbështetur vajzat dhe gratë e reja. Mentoret e reja patën mundësinë të dëgjojnë më shumë rreth faktorëve psikologjikë që ndikojnë në marrëdhëniet mentore-e mentoruar, si dhe strategjitë efektive që mund t ‘u ndihmojnë të kuptojnë më mirë dhe të udhëheqin të mentoruarat e tyre përmes sfidave të ndryshme.

Të gjitha vajzat dhe gratë e reja që janë të interesuara të marrin pjesë në program mund të kontaktojnë rrjetin Stella, ndërsa në periudhën e ardhshme do të zhvillohen më shumë aktivitete për të promovuar mentorimin si një pjesë e rëndësishme e fuqizimit të grave dhe vajzave. 

Projekti “MladiHab– tejkalimi i pabarazisë mes të rinjve” zbatohet nga Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë – KRNM dhe Rrjeti Stella, me mbështetje financiare të Ambasadës Britanike në Shkup. Qëllimi është të mbështesë dhe inkurajojë vajzat dhe gratë e reja që të jenë më aktive në shoqëri, të krijojnë qasje të barabartë në mundësitë në jetën publike, në sektorin privat dhe në procesin e vendimmarrjes në nivel lokal dhe në nivel kombëtar. Për të arritur këtë qëllim, përveç programit të mentorimit, do të zbatohen disa aktivitete, duke përfshirë, ndër të tjera, një program këshillimi për karrierën, i cili tashmë ka filluar dhe deri më tani ka përfshirë mbi 30 persona, si dhe programe për punë praktike dhe punë vullnetare për të rinjtë.

 

stella networkалбански Новостинмсм