Bimët e shtëpisë tendenca e re pozitive

Të rinjtë të apasionuar pasë bimëve jeshile, po shëndrojnë shtëpitë e tyre në një oazë botanike.

Të jetosh në shoqërinë e sotme moderne mes murreve të betonit në banesa shumë katëshe në qytet, vjen me sfidat e veta, njëra prej tyre është se kemi më pak hapësira të gjelbërta për të shijuar, si rezultat, gjithnjë e më shumë të rinjtë po kthejnë banesat e tyre prej betoni dhe shtëpitë e tyre në mini xhungla, duke investuar në bimë të ndryshme për të sjellur sadopak ngrohtësinë e bimëve dhe pemëve.

Sipas disa studimeve, kjo nuk është e rastësishme, sepse ne si shoqëri po kalojmë më shumë kohë brenda, është e natyrshme të përpiqemi dhe t’i bëjmë hapësirat tona të jetesës sa më komode dhe një mënyrë për ta bërë atë është të dekorojmë me bimë.

Kur flasim për përfitimet që na sjell ky trend në rritje, ku përveç se duken mirë në dhomë dhe kontribojnë për pastrimin e ajrit në hapsira të mbyllura ata na ndihmojnë edhe në mënyra tjera siç është ajo psikologjike: “Ndërveprimi me bimë të brendshme mund të zvogëlojë stresin psikologjik dhe fiziologjik: Një studim i rastësishëm me metodën e kryqëzimit” – sugjeron se ndërveprimi aktiv me bimë të brendshme mund të zvogëlojë stresin fiziologjik dhe psikologjik krahasuar  me punën mendore si p.sh kur shkruajmë në kompjutor.

Të rinjtë po udhëheqin trendet e bimëve dhe kjo po ndodh kudo në botë, postimet në Instagram të etiketuara #plantsofinstagram, #urbanjungle e #insideplants na tregon se shumë njerëz po praktikojnë artin e dekorimit me bimë, si dhe këshillat se si të përkujdesjemi për to.

Bimët na japin një ndjenjë të arritjes, dhe në fund të ditës, ne rritemi së bashku, nëse diçka që është një objekt i gjallë siç janë bimët mund të na japë lumturi dhe qetësi në jetën tonë, atëherë të gjithë duhet t’i drejtohemi terapisë së bimëve dhe të kujdesemi për to dhe përmes kësaj për veten tonë.