Gjuhët e huaja: Pse gjuhët dhe aftësia ndërkulturore janë kaq të vlefshme?

Zotërimi i një gjuhe tjetër përveç gjuhës amtare është një domosdoshmëri në shumë vende këto ditë.
Qoftë shpallje pune me kërkesat përkatëse, përmbajtje në gjuhë të huaj në internet apo udhëtime në vende të tjera, jeta është më e lehtë me aftësitë gjuhësore.

Ata që mësuan aftësitë e tyre spanjolle nëpërmjet serialeve televizive ose që mësuan anglishtën në një udhëtim gjuhësor jashtë vendit, mund të komunikojnë me njerëz pothuasje nga e gjithë bota duke marrë parasysh ndikimin e gjuhëve në botën globale {posaçërisht të gjuhës Angleze}, dhe të kenë mundësi më të mira në kohën e komunikimit.

Cilat janë mundësitë për të mësuar gjuhë të huaj?

Ka shumë mundësi duke filluar nga podkastet dhe seritë televizive në gjuhë të huaj deri te aplikacionet speciale të të mësuarit si dhe qëndrimet jashtë vendit. Njohuritë themelore mund të mësohen gjatë verës në fund të fundit me ndihmën e kurseve në internet, sepse vokabulari dhe gramatika janë një element i rëndësishëm në përmirësimin e gjuhës përkatëse të huaj.

Për të ruajtur nivelin tuaj të gjuhës në planin afatgjatë dhe për të komunikuar rrjedhshëm, gjithsesi, ju duhet më shumë sesa këto mundësi.

Praktika ditore për një periudhë disa javore në një shkollë gjuhësore jashtë vendit është veçanërisht e rëndësishme dhe gjithashtu ofron avantazhin e të qenit pranë kulturës së vendit dhe folësve vendas.

Një vështrim përtej hundës mund të jetë i dobishëm. Kushdo që mëson historinë ose idiomat e një gjuhe tjetër në kursin e mbrëmjes ose që përjeton jetën e përditshme të vendasve nga afër për një qëndrim gjuhësor, do të largohet nga flluska e jetës së përditshme dhe do të zhvillojë një kuptim të mënyrës së jetës së të tjerëve, sepse gjestet, toni i zërit dhe qëndrimet që keqkuptohen shpesh krijojnë distancë midis njerëzve që thjesht nuk e kuptojnë njëri-tjetrin.

Aktivisht përjetoni një kulturë tjetër jashtë vendit!

Një gjë është të mësosh teorin e një gjuhë të caktuar, frazave të caktuara ose shprehjeve, në mënyrë që t’i kuptojmë këto gjëra, tjetër gjë është të zhyteni në realitetin e njerëzve nga kulturat e tjera.

Përveç gjuhës, në udhëtime jasht vendit ju rrethoheni me ushqime të reja, procese të përditshme dhe natyrisht një mjedis krejt tjetër. Cila sjellje që është normale për ne konsiderohet e pasjellshme kur vizitojmë Spanjën, ose Gjermanin? Cilat tradita praktikojnë çdo ditë në Francë? Sa dini vërtet për historinë Evropiane nga mësimet në shkollë?

Në kontakt të drejtpërdrejtë me vendasit, kur vizitoni vende të rëndësishme kulturore, ju mund të zgjeroni horizontin tuaj në një atmosferë të relaksuar, ndërsa në të njëjtën kohë të mësoni gjuhën e huaj në një mënyrë autentike. Shkëmbimi i ngjashmërive dhe dallimeve nxit mendjen e hapur dhe respektin si asgjë tjetër. Thjesht nëse shihni botën nga prizma e banorëve lokal, e njejta do të hap horizontet tuaja.

Shkathtësitë ndërkulturore ndihmojnë si privatisht ashtu edhe profesionalisht

Sidomos në ndërmarrjet ose organizatat ndërkombëtare, por edhe gjithnjë e më shumë në ndërmarrjet më të vogla me kontakte jashtë vendit, herët a vonë ju vijnë në situata në të cilat duhet të komunikoni në një gjuhë tjetër. Qoftë në një telefonatë konferencë me kolegët në Amerikë ose në një email të rëndësishëm nga partnerët e biznesit në Gjermani, zotërimi i gjuhëve të huaja vetë e bën këtë shumë më të lehtë.

Por kushdo që ka mësuar gjuhën jashtë vendit jo vetëm që është i pajisur me fjalorin e duhur, por gjithashtu ka një kuptim më të thellë të shprehjeve, toneve dhe mënyrave të ndryshme të komunikimit.

Me arsimin e duhur, aftësitë gjuhësore dhe kuptimin e kulturave të tjera, ju do të ndiheni si në shtëpinë tuaj kudo në botë!

Toleranca dhe kurioziteti i sinqertë përmirëson shkëmbimin midis kulturave dhe siguron një bashkëjetesë më harmonike.