#NdajmëNjëAutore: Libra të dhuruar nga autore femra në Tetovë dhe Pirok

 

Ndajmë një autore arriti edhe deri në Tetovë dhe në fshatin e Pirokut. Me mbështetjen e librave tuaj të dhuruar nga autore gra dhe literaturë feministe të siguruar nga @KolektivZ i pasuruam bibliotekat e Social cultural space tetova si dhe bibliotekën e fshatit Pirok. Nëqoftëse keni mundësi, ju inkurajojmë që ti vizitoni.

 

Social Cultural Space Tetova ose hapesira socio kulturore është rezultat i përkushtimit dhe entuziazmit të një grupi të rinjsh që mundohen të ringjallin jetën kulturore në Tetovë përmes krijimit të një hapësire për shprehje dhe lidhje krijuese. Së shpejti do të jenë të hapur për publikun.

 

Biblioteka në Pirok ekziston që nga koha e Jugosllavisë, por për fat të keq nuk ka qënë e mirëmbajtur dhe ka qënë e neglizhuar, deri sa një grup shokësh janë angazhuar për ta restauruar. Tani ajo paraqet një qendër për të rinj ku përveq përdorimit të bibliotekës mund të ndërtojnë shkathtësitë e tyre. Së shpejti në faqen e tyre të FB mund të ndiqni përmbajtje mentoruese.