Nëse e doni familjen tuaj, anulojeni festat e këtij viti!

Do të vijë një sezon ku të gjitha gjërat tona të preferuara janë përsëri të mundshme dhe se ky nuk është viti i fundit,  që mund ti shohim ata, duke marrë parasysh faktin që ka shpresë në fund tu tunelit, nëse marim parasysh vaksinën e re të Biontech dhe Pfizer.

Sezoni i festave 2020 po afrohet çdo ditë, dhe, bashkë me të, presioni nga anëtarët e familjes për të ardhur në shtëpi dhe për tu mbledhur, pavarësisht nga pandemia e COVID-19.

Për shumicën e njerëzve që nuk jetojnë me familjen e tyre të afërt ose jetojn jashtë shtetit, apo edhe ata që jetojnë afër të moshuarve ose të afërmve të tjerë me imunitet të dëmtuar, 2020 ka qenë një vit pa vizita familjare.

Dëshira për të rezervuar fluturimin e lirë që keni parë me qëllim që t’i bëni të afërmit tuaj të lumtur dhe ndoshta edhe t’i përqafoni për herë të parë në këtë vit të tmerrshëm – është e fortë.

Falë masave të shumta të pasuksesëshme, mbetet e pasigurt që të udhëtosh për të qëndruar me familjen këtë sezon festash, dhe për t’u mbledhur me ta në ambiente të mbyllura dhe pa maska.

Shumica e njerëzve e kuptojnë që të mblidhen në grupe të mëdha brenda është një ide e keqe, të tjerët ende po sillen sikur miqtë dhe familja e tyre nuk mund të jenë të sëmurë ose në rrezik për të sëmurë njëri-tjetrin.

Si përfundim nëse e doni familjen tuaj, gjëja më e mirë që mund të bëni për ta është të qëndroni larg tyre në këtë kohë pandemije, me shpresë që prap do ti përqafojm të dashurit tanë, që jetojn ndoshta edhe qindra kilometra larg nesh.